SHPËRNDAJE

Boksieri i mirënjohur britanik, Anthony Joshua, është në formë të jashtëzakonshme dhe me padurim e pret supersfidën me Carlos Takam, e cila zhvillohet në fundjavë (me 28 tetor, 21.30) në Cardiff. Ai do të takohet me boksierin kamerunas Carlos Takam.

“E di që ka shumë njerëz, duke përfshirë dhe fëmijë, që duan të më shohin nga afër. Do të doja të ndeshesha në arenën ‘O2’ në Londër, por atje nuk do të kenë shumë mundësi të më shohin në ring. Stadiumet e mëdha janë një mundësi më e mirë. Është mirë për boksin dhe për tifozët, pasi kërkesa është e lartë”, ka thënë Joshua.