SHPËRNDAJE

Krahasimi i Krimit dhe komunave në jug të Serbisë ku jetojnë shqiptarët është apsolutisht e pamundur, konsideron analisti për politikë të jashtme Dushan Prorokoviq. Ai deklaratën e Jonuz Musliut e sheh si mesazh ndaj qeverisë Serbi në kontekst të pozicionimit të çështjes së shqiptarëve në Bujanoc dhe Preshevë para qeverisë serbe.

“Këso paralele jonatyrore duhet të konisderohen edhe në kontekst të vazhdimit të dialogut rreth të ardhmes së komunave në veri të Kosovës” thotë Prorokoviq.

“Shqiptarët tentojnë që nëpërmjet Bujanocit dhe Preshevës amortizojnë atë që ndodh në veri dhe çka nuk i përshtatet”.

Krim sipas Prorokoviqit, nuk mund të krahasohet me Kosovën, pasi këto teritore janë të kaluar të ndryshme historike dhe formale. Pjesa e re e Federatës Ruse mund eventualisht të krahasohet me statusin dhe kushtetutën e vitit 1974 që i kanë dhënë Republikave e jo Krahinave.

Krahasimi i jugut të Serbisë me Krim është shumë i rrezikshëm edhe për Milan Ivanoviq, kryetar i këshillit kombëtar në veri të Kosovës.

“Eshtë në interes të SHBA dhe BE-së që të tregojnë vetvendosje të teritoreve të ndryshme si domino efekt i referendumit në Krim dhe bashkangjitjen e saj Rusisë” konsideron Ivanoviq. /presheva.com/