SHPËRNDAJE
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se Evropa duhet të ndalet së dhëni mësime për të gjithë.

Në një fjalim në Forumin e Ditëve të Zhvillimit Evropian 2018, Juncker theksoi se duhet t’i japin fund të menduarit se çdo gjë është në rregull nëse punët shkojnë mirë në Evropë. Ai thotë ecuria e botës për momentin nuk është e mirë.

“Si evropianë, ne duhet të ndalojmë së dhëni mësime për të gjithë. Me shtetet e tjera duhet të formojmë partneritetet si të barabartë”, deklaroi Juncker, duke shtuar se Evropa pavarësisht se nuk është zgjidhje për çdo problem, ajo duhet të bëjë pjesën e saj në arenën globale.

Juncker edhe më parë ka bërë një deklaratë të tillë duke thënë se “Evropa po humb fuqinë në skenën botërore. Mendojmë se jemi padroni i botës, por në të vërtetë harrojmë që ne jemi një pjesë e vogël dhe e dobët e universit”.