SHPËRNDAJE

Ndalesa e radhës e  turit ballkanik e presidentit të Këshillit të Europës, Jean-Claude Juncker ishte Beogradi, ku përsëriti mesazhin që Brukseli po përpiqet me të gjitha mënyrat t`ia bëjë të qartë Serbisë: ajo është vërtet në kryen e listës së anëtarësimit bashkë me Malin e Zi, por pa zgjidhur çështjet territoriale nuk do të bëhet dot pjesë e bllokut. Gjatë takimit me kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiç, Juncker bëri thirrje për një marrëveshje ligjore detyruese mes Beogradit dhe Prishtinës. Procesi i anëtarësimit, theksoi Presidenti i krahut ekzekutiv të BE-së, mbështetet në meritat e secilit vend kandidat, e rrjedhimisht edhe data e anëtarësimit të Serbisë varet prej saj.

“E di që shumë njerëz flasin për vitin 2025. Dua të jem i qartë. Ky nuk është premtim, por perspektivë, inkurajim, sepse vendi që synon të anëtarësohet, duhet të tregojë guxim në atë rrugë. Ne nuk mund të importojmë konflikte dypalëshe. Është me rëndësi që ato të zgjidhen para hyrjes në BE sepse duam që vendeve të Ballkanit t’u ofrojmë qëndrueshmëri dhe jo të bartim instabilitet”, deklaroi Juncker.