SHPËRNDAJE

Gjithmonë i buzëqeshur dhe i gatshëm ti përgjigjet pyetjeve, Jurgen Klopp mbrëmë ka qenë i pakënaqur pas humbjes bindëse nga Real Madridi.

Në plagën e tij ka shkelë edhe gazetari gjerman i cili me pyetjen e tij e provokoi Kloppin dhe e detyroi atë të lë mikrofonin dhe të largohet nga studio para kohe.

Për Klopp nuk ka qenë aspak qesharake kur gazetari i ka thënë se ekipit të tij i duhet së paku 4:0 për të kaluar tutje, dhe kur e pyeti direkt se “A është e eliminuar Borussia tashmë nga Liga e kampionëve”.

“As 4:1 e vitit të kaluar nuk do të jetë e mjaftueshme. Por, siç keni thënë Jurgen, ekipi do të tentoj të pamundurën edhe pse dyluftimi ka përfunduar?” ka thënë gazetari i ZDF, Johan Breyer.

“Në çfarë mënyre dikush mua do të ma jap rrogën dhe të më mbaj në klub nëse unë them se ky dyluftim ka mbaruar. Njejt, çmenduri do të ishte sikur të them se në ndeshjen e kthimit ne do ti shkatrrojmë ata. Thjesht, nuk dua që të qëndroj në këtë studio dhe t’ju lejoj të më provokoni që të jap përgjigje të marra. Pasi në pyetje të marra mund të jap vetëm përgjigje të marra” ka thënë Klopp, ku edhe shkurt e imitoi komentatorin.

“Zotëri Klopp, a është kjo e marrë?”

“Më falni, në ndeshjen e kthimit duhet të tregohemi” ka thënë Klopp duke hedhur mikrofonin në tavolinë, duke përshëndetur me buzëqeshje Oliver Khan dhe u largua nga studio.

Disa akuzojnë Klopp për sjellje joprofesioniste, disa edhe pyesin se ndosha ai nuk është i kënaqur më me punën dhe jetën në Dortmund. Nuk ka dyshim se spekulimet do të fillojnë.

Duke ditur karakterin e tij, nuk ka aspak hapsirë për spekulime.

Siç tha edhe Oliver Khan – Klopp është i tillë, një trajner shumë emocionues.