SHPËRNDAJE

Juventus shkon në Portugali për herë të dytë në këtë vit kalendarik teksa do të ndeshet me Sporting, të martën në mbrëmje, në “Estádio José Alvalade”, me vetëdijen se fitorja do t’i garantonte praninë në 1/8-t e finaleve të Champions Leauge.

Juventus fitoi 2-1 ndaj Sporting, para dy javësh, në atë që ishte përballja e parë mes të dy klube në historinë e tyre. Fatet e sfidës në vendosën në minutën e 84-të kur “Zonja e Vjetër” shënoi golin e fitores me anë të Mario Mandzukic, duke kompletuar përmbysjen pasi miqtë kishin shënuar të parët. Juve kualifikohet nëse fiton në Lisbonë dhe Barcelona nuk humbet në Greqi ndaj Olympiacos, ndërsa Sporting do të mbetej “gjallë” në rast barazimi, kurse me fitore do të pretendonte shumë në dy ndeshjet e fundit.

Nga ana tjetër, Sportingut ka fituar tetë dhe barazuar dy nga dhjetë ndeshjet e para të kampionatit portugez dhe është vetëm dy pikë larg Portos kryesuese. Rekordi i Sportingut në fushën e tij, kundër kundërshtarëve nga Italia, është 4 fitore, 7 barazime dhe 2 humbje. Sporting nuk ka humbur asnjë nga 4 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi me ekipet italiane, ndërsa Juventus ka fituar 8 barazuar 2 dhe humbur 4 nga 14 ndeshjet me rivalët portugezë. Ndërkohë, humbjet e pësuara në Champions ndaj Barcelonës dhe Juventus kanë qenë të vetmet për Sporting në 17 ndeshje zyrtare të luajtura sivjet.

/presheva.com/