SHPËRNDAJE

Antonio Conte kërkon një sulmues të kolauduar për Champions League, një kampion me personalitet të madh dhe që di të fitojë në Europë. Përveç Didier Drogba po merr kuota edhe kandidatura e Samuel Eto’o, tashmë në “luftë” me Jose Mourinhon te Chelsea.

Siç shkruan “La Gazzetta dello Sport”, tratativa për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë mund të jetë e vështirë pasi Drogba, të cilit i skadon kontrata me Galatasaray, kërkon një kontratë 2-vjeçare me një rrogë sezonale prej 5 milionë eurosh, dhe kështu Giuseppe Marotta ka hehdur sytë nga ish-interisti për një sforco ekonomike më të vogël.

Pasi e ka fituar më parë me Barcelonën dhe Interin, Eto’o ka ambicien të fitojë titullin e tretë në Champions League me një tjetër ekip.