SHPËRNDAJE

Christian Eriksen është duke e kërkuar me ngulm largimin nga Tottenham Hotspur në ditët e fundit të këtij afati kalimtar.

Mesfushori danez fillimisht kishte zgjuar interesimin e Real Madridit, mirëpo madrilenët janë të fokusuar më shumë në transferimin e Paul Pogbas.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Juventusi po e shikon mundësinë e transferimit të Eriksenit për një shumë rreth 50 milionë euro nga Spurs.

Kontrata e danezit skadon në qershor të vitit 2020, andaj klubi anglez është nën presion që ta shesë lojtarin në mënyrë që të mos largohet me parametra zero.

Zonja e Vjetër në këtë afat kalimtar e transferoi Aaron Ramseyn nga Arsenali dhe Adrien Rabiotin nga Paris Saint-Germian, që të dy me parametra zero, gjersa kishte shfaqur interesim edhe për rikthimin e Pogbas.

Los Blancos ishin zgjedhja e parë e Eriksenit, mirëpo tani po e konsideron transferimin në Torino si mundësi më e mirë për të që të luajë më shumë.