SHPËRNDAJE

Juventusi është tërhequr nga ndjekje të tyre për yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba shkaku i francezit Zinedine Zidane.

Pogba është përfolur si një emër i mundshëm për t’u larguar nga Old Trafford në verë, me Juventusin si favoritin kryesor për ta transferuar.

Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, përpjekjet e Juves për të rikthyer Pogban në Torino këtë verë janë ulur javët e fundit dhe arsyeja është trajneri i Real Madridit, Zidane.

Prej disa muajsh, Juve kanë punuar që Zidane të kthehet në ish-klubin e tij sezonin tjetër dhe të zëvendësojë Maurizio Sarrin.

Të përfshira në negociata ishte edhe mundësia e nënshkrimit të Pogbas si dëshirë për trajnerin francez.

Por, pasi Real fitoi titullin e La Ligas dhe Zidane u konfirmua te Los Blancos për 12 muaj të tjerë, shpresat e Juve u avulluan.

Dhe me këtë, lëvizja e tyre për Pogba është ftohur gjithashtu, me mesfushorin e Chelseat, Jorginho, i cili tani shihet si favorit për tu transferuar.