SHPËRNDAJE

Juventus ka shënuar 31 gola në 10 ndeshjet e para të sezonit, më shumë se çdo ekip tjetër në 66 vite.

‘Zonja e Vjetër’ e mundi me rezultat 4-1 SPAL-in të mërkurën, duke u bërë ekipi që ka shënuar më së shumti gola në 10 ndeshjet e para që nga sezoni 1951/52.

Edhe në atë sezonë ishte Juventusi ekipi që e kishte vendosur këtë rekord, duke shënuar 98 gola deri në fund të sezonit, për ta fituar titullin e Series A.

Golashënuesi më i mirë i ekipit italian deri më tani në Serie A është Paulo Dybala me 11 gola.
Në këtë sezonë, ata gjenden në pozitën e tretë me 25 pikë, tre më pak se Napoli që kryeson tabelën me 28 pikë të grumbulluara. /presheva.com/