SHPËRNDAJE

Teatri profesionist i Preshevës ka filluar realizimin e një shfaqje të re komedia Burri në trëndafil në regji të Afeida Boriçi Mehmeti. Premiera e kësaj komedie pritet të shfaqet në Festivalin Ditët e komedisë shqiptare në Preshevë që do të organizohet në fund të muajit nëntorë tha kështu në studion e preshevacom, drejtori i Shtëpisë së Kulturës dhe Teatrit të qytetit, Valon Nuhiu.

Sipas drejtorit të këtijë institucioni kulturo- artistik fokus në periudhën në vijim do të jetë zhvillimi i teatrit të qytetit. Brenda dy muajsh aktorët e Teatrit të Preshevës kanë marrë pjesë në tri festivale me shfaqjet e tyre si në Kukaj, Gjakovë dhe Dibër. Pjesmarrja në festivale ka karakter të veçantë sepse në këtë mënyrë lidhen ura bashkëpunimi në mes aktorësh ka thënë ndër të tjera Nuhiu./presheva.com/