SHPËRNDAJE

Në Korridorin 10 të dielën më 1 dhjetorë në orën 7 të mëngjesit ka filluar sistemi i ri i pagesës së autostradës. Të gjithë shoferët që largohen nga kryeqyteti ose ngjiten pas pikës së pagesës në “Beograd” do të paguajnë tarifën vetëm në dalje të autostradës.

Në ndërmarrjen “Rrugët e Serbisë”, theksojnë se në stacionet e deritanishme “Nais” dhe “Dolevac” pengesat do të jenë të ngritura dhe më vonë edhe do të largohen krejtësisht.

Kështu që shoferët pa u ndalur fare në autostradë do të mund të vozisin nga kryeqyteti deri në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Pagesa rrugore në trasën jugore, nga Beogradi deri në Preshevë do të kushtojë 1.460 dinarë, që është 110 dinarë më pak se më parë, kur pagesa ka qenë 1.570 dinarë që janë paguar në tri pika të pagesës.

Nga e diela ka filluar pagesa edhe në trasën lindore të koridorit 10, ata që shkojnë nga Beogradi deri në Dimitrovgrad dhe në drejtim të Bullgarisë do të duhet të paguajnë 1.290 dinarë. Nga ana tjetër për shoferët e autobusëve do të jetë 3.860 dinarë ndërsa për kamionët 7.720 dinarë.

Qëllimi i futjes së sistemit të mbyllur të pagesës së autostradës për kilometër të kaluar është të shpejtojë trafikun nëpër Serbi dhe, për këtë si fillim do të shuhen dhe më pas edhe do të largohen plotësisht, stacionet e pagesës NAIS dhe Dolevac.

Çmimi i tarifës përcaktohet në baz të kilometrave të kaluara, i cili për vetura dhe furgonë deri në 3.5 tonë është 4.07 dinarë, ndërsa për motoçiklistët që hyjnë në kategorinë e parë A kushton 2.04 dinarë për kilometër.

Për ata që shkojnë nga jugu në lindje dhe anasjelltas, çmimi i taksës për aksin rrugorë Preshevë – Dimitrovgrad do të jetë 1.020 dinarë nëse udhëtojnë me makinë.

Në Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Serbisë” kanë thënë se duke filluar nga e Diela, 1 dhjetor, do të fillojë të funksionojnë stacione të reja të pagesës. Këto janë “Pirot lindje”, “Pirot perëndim”, “Bella Pallanka”, “Nish Mallça”, “Nish veri”, “Nish jug” dhe “Meroshina”. Ura lidhëse “Nish lindje” do të jetë e mbyllur për komunikacion deri në 31 dhjetor./presheva.com/