SHPËRNDAJE

Punimet rreth asfaltimit të rrugës qarkore te parku dhe shkollës fillore në Zhunicë, në drejtim të rreth rrotullimit në dalje të fshatit ka përfunduar.Gjatësia e përgjithëshme e rrugës është mbi 800m,kurse në këtë fazë po realizohen 520m,me gjerësi 5m.Tashmë është hartuar projekt-dokumentacioni teknik për këtë rrugë.Ky projekt realizohet në kuadër të planit investiv.

Kryeshefi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore,Xhelal Hasani për portalin presheva.com ka deklaruar se kjo rrugë ka rëndësi të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik,veçanërishtë për nxënësit e shkollës së fshatit Zhunicë të cilët tani e tutje do të shkojnë në shkollë në kushte më të volitshme,e sidomos kur të frekuentojnë parkun e fshatit,këmba e tyre nuk do të shkelë në baltë.Sipas z.Hasani asfaltimi i rrugës qarkore rritë kualitetin e qarkullimit,mirëpo njëkohësisht e shton rrezikun për shkak të lëvizjes me shpejtësi më të madhe të automjeteve,andaj ai ka apeluar për ngasësist e automjeteve të jenë më të kujdesshëm gjatë lëvizjes nëpër këto rrugë.

Vlera e projektit kap shumën mbi 7.5 milion dinarë.

Për vitin tjetër kalendarik sipas kryeshefit të drejtoratit për infrastrukturë pritet asfaltimi i pjesës së mbetur deri tek rreth rrotullimi në dalje të fshatit Zhunicë./Presheva.com/