SHPËRNDAJE

KadriVeseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se askush nuk e lëshon vendin prej qejfit. Sipas tij shumë prej atyre që kanë ikur do të donin të jetonin këtu.
“Duhet të ketë zhvillim ekonomik në mënyrë që ky vend të zhvillohet ekonomikisht. Duhet këta njerëz të përgatiten për tregun e punës dhe këtë ne mund ta bëjmë”, tha ai.

Veseli tha se indikacione nga disa shtete të BE-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, se do ta bëjnë këtë. Ai përmendi Rumaninë dhe Greqinë të cilat sipas tij kanë bërë disa hapa që të qojnë drejt një njohje të shtetit e Kosovës.

Në një intervistë në RTK Veseli tha se si kryetar Kuvendi do të angazhohet për një transparencë më të madhe.

Ndërsa ai përmendi edhe bllokadën gjashtë mujore e cila sipas tij ka ndikuar sidomos në fushën e integrimit evropian.