SHPËRNDAJE

Pirja e tre filxhanëve kafe në ditë nuk dëmton zemrën tuaj, madje konsumimi i saj mund të zvogëlojë rreziqet që zhvillojnë ritmin jonormal të zemrës.

Kështu thotë një hulumtim i ri, realizuar nga Kolegji Amerikan i Kardiologjisë, ndërsa theksohet se hidhen poshtë të gjitha raportimet se konsumimi i kafeinës keqëson shëndetin e zemrës.

Studimi i ri është prova e fundit që konfirmon se deri në gjashtë filxhanë në ditë kafe, janë të sigurta dhe përfitimet shëndetësore i tejkalojnë rreziqet e saj.