SHPËRNDAJE

Kaka ka shënuar vetëm një gol, kundër Criciuma në Copa Sudamericana, por ka shumë peshë dhe cilësitë e një lideri.

Nga dera e pasme, por e rëndësishme është që u rikthye në kombëtare. Ricardo Kaka mund të festojë, pas një viti e gjysmë jashtë përfaqësueses, trajneri i ri Dunga e përfshiu në listën e të grumbulluarve për dy miqësoret e Brazilit, kundër Argjentinës e Japonisë.

Vendimtar dëmtimi i Goulart të Cruzeiros, pasi Dunga nuk u mendua dy herë dhe i dha një shans të ri ish futbollistit të Milanit dhe Realit të Madridit, tashmë 32 vjecar që në eksperiencën e tij në atdhe me Sao Paolon, (ku do të luajë i huazuar deri në fund të dhjetorit para se të kalojë te Orlando City në SHBA), po bën mjaft mirë. Kaka ka shënuar vetëm një gol, kundër Criciuma në Copa Sudamericana, por ka shumë peshë dhe cilësitë e një lideri në mesin e fushës duke dhënë një kontribut të vecantë për vendin e tretë aktual të klubit paulist në klasifikimin e Brasilieraos.