SHPËRNDAJE

Kjo ndertese ne vehte ngerthen te kaluaren e lavdishme te stergjysherve tane ne kete toke te bekuar. Ne afersi te saj eshten lokaliteti, respektivisht monumenti arkeologjik Guri i Shpuar- “DODONA e Presheves”. Hyjnia e njohur Pellazge-Dardane e quajtur PERSETONE (Persefone) jetonte ne Dodone- ne qytetin antik. Supozoj se etimologjia e emrit te Presheves buron nga emri i kesaj hyjnie. Emer ky i cili me kalimin e gjate kohore dhe ndikimet e huaja gjuhesore si emer evouloi. Ne fillim Persetone pastaj Perseve, Persheve dhe se fundi merr trajten e sotme Presheve!!! Keto supozime i mbeshtesim ne mendimet e disa studiusve te njohur, ne mesin e tyre eshte edhe arkeologu i yne Neritan Ceka i cili supozon se njeri nga lokacionet ku kishte pasur mundesi me pas qene Damastioni, nje kryeqytet i rendesishem dardan eshte fushegropa e Presheves.Kjo fushegrope ka nje pozite jashtezakonisht te rendesishme gjeostrategjike ne te gjitha periudhat historike…! Per mendimin tim eshte shume enigmatike lokacioni i DOBRECES i cili shtrihet ne fushen e Rahovices (Arhilevice) dhe me pertej deperton pakashume ne fushen e fshatrave per rreth keti lokaliteti si psh te Bukuroces, Corrotices, Zhunices ne
Stacionin Hekurudhor dhe ne fushen e qytetit te Preshevës.
Ne te gjitha keto hapesira Enti arkeologjik i Nishit ka realizuar germime ne vitet e 60-ta dhe nuk i ka lene kurfar raporti Kuvendit Komunal te Presheves. Gjate punimeve te ndryshme qe kane realizuar banoret e kesaj treve kan hasur ne artefakte te ndryshme. Disa nga keto artefakte jane ne duar te njerezve.

Sami Agushi