SHPËRNDAJE

Senatorja demokrate Kamala Harris njoftoi të hënën se ajo do të kandidojë për president në vitin 2020.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tema e fushatës së Harrisit do të jetë “Për popullin” dhe pritet që zyrtarisht të shpall kandidaturën e saj në një fjalim më 27 janar në Oakland, Kaliforni. Senatorja paralajmëroi njoftimin e saj në një intervistë me “Good Morning America” të ABC-së të hënën, dhe fushata e saj lëshoi një video të shkurtër hyrëse.

“E dua vendin tim”, i ka thënë Harris ABC.

“Ky është një moment kur ndjej një ndjenjë përgjegjësie për t’u ngritur dhe për të luftuar për të mirë se kush jemi”.

Ajo shtoi: “E gjithë karriera ime është fokusuar në mbajtjen e njerëzve të sigurt. Ndoshta është një nga gjërat që më motivon më shumë se çdo gjë tjetër. Dhe kur e shoh këtë moment, e di që populli amerikan meriton të ketë dikë që do të luftojë për ta”.