SHPËRNDAJE

Nëkryetari i partisë për Veprim Demokratik dhe bartësi i listës zgjedhore Shqip Kamberi, në një video të publikuar në rrjetin social, iu është drejtuar elektoratit rreth sfidave të reja që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.

“Gjatë muajve të fundit keni dëgjuar shumëçka rreth zgjedhjeve parlamentare. Shqiptarët e Luginës gjithmonë gjenden para sfidave, dhe kjo e 16 marsit është një nga sfidat e radhës.

Nuk do të zgjedhim mes kësaj dhe asaj partie, por kemi palën që po bojkoton pa argumente, me ndihmën e Prishtinës dhe Tiranës tentuam që edhe këtë sfidë ta kalojmë bashkë me partitë e tjera, por pa argumente u krijua blloku i bojkotit.

Ne nuk guxojmë ti bojkotojmë problemet e Shqiptarëve.

I tërë rajoni gjendet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, janë hapur 35 kaptinat e imponimit të standardeve të BE-së, ndër to edhe të drejtat individuale dhe kolektive të shqiptarëve.

Lugina e Preshevës duhet që nëpërmes një zëri të fuqishëm ti parashtroj kërkesat e veta.
Të tjerët po ofrojnë bojkotin si rrugë për vetkënaqësi. Ne po ofrojmë një rrugë më të vështirë , por jo të pamundur, një politikë më proaktive të cilën e kemi mbështetjen e Shqipërisë  dhe Kosovës, një vizion që kemi për ta realizuar me ndihmën e shteteve të bashkuara dhe Bashkimit evropian.

Eshtë momenti të mbrojmë të drejtat tona. Eshtë momenti të votojmë numrin 19, Partia për Veprim Demokratik.” ka thënë Kamberi. /presheva.com/