SHPËRNDAJE

Në bazë të numërimit të votave deri më tani, Partia për Veprim Demokratik (PVD), ka arritur ti siguroj dy ulëse në parlamentin serb.

Shaip Kamberi nga PVD, ka deklaruar për gazetën “Zëri”, se deri më tani janë numëruar 99.8 për qind e votave dhe se në bazë të këtyre rezultateve, ai dhe Riza Halimi do të jenë përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës në parlamentin serb.

Kamberi ka thënë se me këtë është dëshmuar se ka mjaftë shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Sigurisht që është një forcë politike më e madhe e shqiptarëve dhe dy deputet është më lehtë edhe me u koordinu rreth punëve edhe thjeshtë ato reagimet e vitit të fundit që i kemi pasur nga qeveria serbe, prej kur e kemi bojkotuar regjistrimin e popullësisë se nuk ka mjaftë shqiptar në Luginë të Preshevës, tash me këtë e kemi dëshmuar ne se sa shqiptar jetojnë dhe ekzistojnë në Luginë të Preshevës”, ka deklaruar Kamberi për gazetën “Zëri”.

Sipas tij, vetë fakti që tani do të jenë dy deputet shqiptar në parlamentin serb do të thotë shumë për shqiptarët e Luginës, pasi që sipas tij, ndryshe është të jetë vetëm një përfaqësues e ndryshe është kur janë dy.

Ai po ashtu ka thënë se të gjithë shqiptarët e Luginës e kanë mirëpritur lajmin se tani do të jenë dy përfaqësues shqiptarë në parlementin serb, pa marrë parasyshë se simpatizant të cilës parti kanë qenë.