SHPËRNDAJE

Deputeti popullor në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi konsideron që librat që i solli në Luginë të Preshevës ministri i Arsimit, Srgjan Verbiq nuk janë ato të duhurat për nxënësit shqiptar.

Kamberi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ai, sot në Bujanoc erdhi si një baba dimër midis verës dhe solli libra për nxënësit shqiptar.

“Në stilin e baba dimrit midis verës, Srgjan Verbiq, në cilesinë e ministrit të arsimit, solli sot, libra për nxënësit shqiptar.” ka shkruar deputeti popullor, Shaip Kamberi në rrjetin e tij social.

Sipas tij, “Spektakli i organizuar për të dëshmuar se ata “janë të fjalës” assesi nuk është përmbushje e plotë e kërkesave të fëmijve shqiptarë, sepse, diskriminimi shumvjeçar assesi nuk mund të eliminohet brenda vizites disaminutëshe në një ditë.”

Kamberi shkruan se Librat që ministri i solli, jo vetë që nuk janë gjitha ato që janë të nevojshme për fëmijët, aq më tepër një numër i tyre nuk janë as të duhurat.

“Se spektakli është metodë e vazhdueshme e veprimit të Serbisë ndaj shqiptarëve këtë e kanë vërtetuar arrestimet e shumta spektakolare, prandaj edhe ky i sotit i ministrit të arsimit dhe shkencës nuk është kurrëfarë risie, por, pse pjesë e këtij spektakli u bënë pushtetarët tanë, ata që ftuan në protestë, këtë se kam të qartë. 

Apo ndoshta i ka obliguar koalicioni që kanë me partinë e kryeministrit dhe zv/kryeministrit serb.” ka shkruar deputeti Kamberi. /presheva.com/