SHPËRNDAJE

Ndonëse janë të vetmit që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që do të mbahen këtë të diel, Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit gjendet në fazën përmbyllëse të përgatitjeve për procesin zgjedhor për dallim nga subjektet tjera politike të cilat kanë marrë vendim që të bojkotojnë zgjedhjet serbe të 16 marsit.

Megjithatë, partitë politike shqiptare që nuk marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, do të dërgojnë vëzhguesit e tyre në të gjitha qendrat e vendvotimeve për të parë nga afër nëse Riza Halimi do të marrë legjitimitetin e shqiptarëve të atjeshëm për t’u bërë deputetë edhe për një mandat tjetër, shkruan gazeta zeri.

Por, partia e udhëhequr nga Halimi konsideron se dërgimi i vëzhguesve nëpër qendrat e votimit nga partitë mos pjesëmarrëse është bërë në mënyrë të qëllimshme dhe në këtë drejtim mund të shkaktohen telashe që mund të çojë deri të frikësimi i elektoratit shqiptar

Shaip Kamberi, nënkryetar i PVD-së thotë se katastrofa ma e madhe që po ndodhë është fakti se partitë që po i bojkotojnë zgjedhjet, vençanarisht partia e kryetarit të komunës së Bujanocit (PD) po i dërgon nëpër vendvotime vëzhguesit ne emër të partive politike serbe. /zëri/