SHPËRNDAJE

“Partia në pushtet është mbase e obliguar që 50% të buxhetit që merr nga Trupi Koordinues, t’i investoj në vendbanimet serbe. Kjo praktikë po ndodhë për herë të parë në Bujanoc”

Preshevë, 9 mars (presheva.com) – Zyrtarët më të lartë të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, kanë kritikuar « bojkotuesit » e zgjedhjeve parlamentare për « patriotizëm të rrjeshëm » dhe « manipulim të popullatës shqiptare ».  « Partia e cila udhëheq pushtetin lokal me vetëm 12 këshilltarë, është duke bërë një politikë me skenar shumë të rrezikshëm, të mbrapshtë, perfid dhe anti-shqiptare. Me një anë ka krijuar koalicion me partitë qendrore, që kanë shumicën në parlamentin serb, ndërsa në anën tjetër del tek shqiptarët me demagogji se ne nuk e pranojm parlamentin, ne jemi sikur ata të Preshevës, patriota të mëdhenj dhe ne nuk i njohim ato organe ; ndërsa nga ana tjetër, asnjë hap nuk mund ta bëjnë pa ato organe shtetërore, çdo ditë marrin pjesë në kryesinë e Trupit Koordinues” ka thënë kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, gjatë një emisioni në RTV «Aldi » . “Të dalësh me filozofi se nuk e njohim Serbinë, prandaj nuk marrin pjesë në zgjedhje parlamentare dhe në anën tjetër të kesh filozofinë tjetër, që duhet të jemi me partitë qendore në koalicion për të marrë më tepër pare : sa është e moralshme, le ta vlerësoj vetë opinioni, se kjo është një lojë me elektoratin e vet në radhë të parë, përndyshe, të kesh koalicion me partinë e Vuçiqit, Daçiqit dhe Apostojt e Shenjtë Petar dhe Pavle dhe në anën tjetër nuk del në zgjedhjet parlamentare për me zgjedh një përfaqësues shqiptar. Partia në pushtet është e obliguar që 50% të buxhetit që merr nga Trupi Koordinues t’i investoj në vendbanimet serbe, e kjo praktikë është për herë të parë që ndodh në Bujanoc. Duke parë investimet që janë bërë nëpër vendbanimet serbe, mund të shihet se në çfarë hapësire funksionin ky koalicion”, ka thënë Shaip Kamberi. “Prej vitit 2002, partitë politike shqiptare e qeverisin Bujanocin dhe përkundër atij fakti – pjesë e qeverisjes ka qenë edhe PVD-ja – ne në Bujanoc ende nuk kemi arritur që strukturën e të punësuarve në nivel të institucioneve që financohen nga buxheti komunal ta harmonizojmë me strukturën e popullatës, çka do të thotë që 65% duhet të jenë shqiptar, 30% serb dhe të tjerët romë. Tani kemi një rikthim mbrapa, ku partia kryesore në pushtet në Bujanoc merr guximin dhe përjashton 53 shqiptar nga puna dhe fillon mbi 20 konteste gjyqësore të cila i ka humbur deri tash, duke sjellë ndërmarrësitë para një bankroti, vetëm për shkak të armiqësisë ndaj PVD-së », ka përfunduar kandidati për deputet nga PVD. Partia Demokratike (PD) e kryetarit aktual të Bujanoct, Nagipt Arifi ka 12 këshilltarë në Kuvendin Komunal nga gjithsejt 41. PD ka formuar njëherësh shumicën parlamentare me partitë politike serbe që kanë 11 këshilltarë. Në ndërkohë, kësaj shumice iu ka bashkëngjitur edhe Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) e ish-drejtuesit politik të UÇPMB, Jonuz Musliu që ka gjashtë mandate, duke përbërë kësisoj gjithsejt vetëm 18 këshilltarë shqiptarë nga shumica e tanishme parlamentare. /presheva.com/

Ata që nuk kanë përcjell emisionin debativ: