SHPËRNDAJE

Kameni

Portieri i Malagës, Carlos Idriss Kameni i ka dhënë “diagnozën” Manchester Cityt se si mund ta ndalin Barcelonën. Kameni e ka sygjeruar ish trajnerin e tij, Manuele Pellegrinin që ti ndalë krahët e Barcelonës, nëse do ta ndalë fuqinë e asaj skuadre.

“Ne e dinim fuqinë që ka Barcelona. Për ti ndalur ata, duhej të mendohej një strategji e fortë. Ne penguam fuqinë e krahëve të skuadrës që është çelësi i fuqisë sulmuese. Nëse City mendon që të ndalë fuqinë sulmuese, atëherë le të përqëndroi mbrojtjen në pengimin e krahëve të skuadrës. Aty është Messi dhe Neymar që nëse pengohen, të tjerët janë më pasiv pa ta” ka thënë Kameni.