SHPËRNDAJE

Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës tha për rajonipress se kjo komunë tashmë i ka dërguar një letër Edita Tahirit nga e cila ka kërkuar që të bisedojë në grupin negociator për hapjen e vendkalimit kufitar në Kapi me Serbinë.

Matoshi thotë se hapja e këtij vendkalimi e ndihmon shumë qarkullimin e lirë të shqiptarëve andej dhe këndej kufirit. Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Kamenicës ka marrë vendim që grupit negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë t`i adresoje kërkesën për hapjen e vendkalimit kufitar në Kapi të Svircës, përmes të cilit do të mund të lidhen Kamenica me Medvegjen, raporton rajonipress. Fatmir Matoshi nënkryetar i Komunës së Kamenicës tha për rajonipress se hapja e vendkalimit në Kapi ka rëndësi sepse e lidhë Kamenicën me Medvegjën, e bashkë me këtë edhe me Bajen e Sijarinës.”Ky vendkalim i jep gjallëri pjesës së Malësisë së Kamenicës e cila aktualisht ka mbetur e izoluar si dhe mundëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe infrastrukturën rrugore” tha Matoshi. Matoshi tha se shumë fshatra që janë afër Kapitit dhe disa tjera që ndodhen andej në Serbi e që janë shqiptare kanë mundësi të shkëmbejnë mallra dhe të jenë shumë më afër njëri tjetrit.”Unë besoj se Edita Tahiri do të reflektojë pozitivitet ndaj kërkesës sonë e cila e ndihmon komunitetin shqiptar në veçanti, por edhe komunitetet e tjera” tha Matoshi./rajonipress/