SHPËRNDAJE

Diaspora shqiptare ka grumbulluar ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Në qytetin e Ticinos në Zvicër, diaspora shqiptare ka grumbulluar ndihma për të prekurit nga tërmeti që janë strehuar në ish kampin e KFOR-it gjerman në Prizren.

Këto ndihma janë grumbulluar nga Bashkim Sejdiu, Sebastian Krasniqi, Arton Asllani dhe Egzon Sadrija.

Ata kanë thënë  se qëllimi i tyre është që t’i ndihmojnë shqiptarëve të Shqipërisë që janë vendosur në Kosovë për shkak të tërmetit vdekjeprurës që goditi Shqipërinë.