SHPËRNDAJE

Gara për kampion në Spanjë do të përfundoj brenda 10 ditëve, andaj ju sjellim kalkulimet e mundshme të ekipeve se cili mund të jetë kampion në dy xhirot e fundit.

Barazimi i Valladolid dhe Real Madrid ka hapur shanse të reja dhe opsione kur bëhet fjalë për trofe. Barcelona tani mvaret nga vetvetja, dhe nëse fiton dy ndeshjet e fundit, do të shpallet kampion. Atletico mund të shpallet kampion edhe me dy pikë nga të dy ndeshjet ndërsa Real Madridit i duhet më shumë për trofe.

Fillojmë nga Atletico Madridi i cili dy xhiro para përfundimit të kampionatit është lider në tabelë me 88 pikë, tre pikë më shumë se sa Barcelona e cila renditetet e dyta dhe me 4 pikë më shumë se Real Madridi në vendin e tretë.

Atletico ka ndeshjen me Malagan në Vicente Calderon dhe si mysafir kundër Barcelonës. Atletico ka gjasa që me dy pikë në 2 ndeshjet e fundit të fitoj trofenë, por ka edhe mundësi tjera që titulli të shkoj në Calderon.

Llogaritjet në bazë të cilës Atletico mund të fitoj titullin:

-Nëse Atletico fiton ndeshjet kundër Malaga dhe Barcelonës
-Nëse merr dy barazime kundër Malagas dhe Barcelonës
-Nëse e mposht Barcelonën në Camp Nou
-Nëse e mposht Malagan dhe e fiton një pikë kundër Barcelonës
-Nëse mer në pikë në Camp Nou, por nëse Barcelona nuk e mposht Elche dhe Reali nuk i fiton të dy ndeshjet.

Mund të konstatohet se Atletico është në situatë paradoksale pasi deri tek titulli mund të vij me nga dy pikë ndërsa 3 pikë janë pak nëse pëson humbje në Camp Nou në xhiron e fundit.

Barazimi i Reali në xhiron e 35 më së shumti i ka shkuar për shtati Barcelonës, e cila edhe pse ka pasë shumë gabime gjatë sezonit, tani fatin e titullit e ka në duart e saj.

Llogaritjet në bazë të cilës Barcelona mund të fitoj titullin:

-Nëse mposht Elchen dhe Atelticon
-Nëse fiton një pikë kundër Elche dhe mposht Atleticon në Camp Nou, por nëse Altetico humb nga Malaga dhe Real Madridi nuk shenon dy fitore
-Nëse mposht Elche dhe mbetet barazim me Ateltico, nëse Atletico humb nga Malaga dhe Reali nuk shenon dy fitore. Në këtë rast me golaverazh Barcelona është më e mirë dhe fiton titullin.

Llogaritjet në bazë të cilës Real Madridi mund të fitoj titullin:

-Nëse mposht Celta dhe Espanyl, me kusht që Atletico dy ndeshjet fiton vetëm një pikë ndërsa Barcelona nuk i fiton të dy ndeshjet.

Siç qëndrojnë gjërat, vetëm një çudi mund ta bëj Realin kampion, mirëpo llogaritjet ende ekzistojnë.

Ndeshjet e dy xhirove të fundit

11 maj ora 19
Atletico – Malaga
Elche – Barcelona
Celta – Real Madrid

18 maj
Barcelona – Atletico
Real Madrid – Espanyol