SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet nga rradhët e Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti, i lindur në Preshevë, në një tubim me bashkëvendasit nga Presheva, Medvegja e Bujanoci ka prezantuar hapat që do t’i ndërrmarrë Qeverisja e Vetëvendosjes.

Më poshtë gjeni hapat e paralajmëruar nga Ahmeti:

– Rritje e kuotës për pranimin e studentëve nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

– Udhëzim administrativ në 6 muajt e parë që mundëson specializimin/licensimin për studentët e fushava ku nevojitet specializim/licensim për ushtrim të profesionit.

– Ndërrim i ligjit ku shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit konsiderohen të huaj. Në qeverisjen tonë nuk do të ketë shqiptarë ‘të huaj’.

– Mundësim i shtetësisë dhe drejtës për punësim duke lehtësuar procedurat administrative dhe duke amandamentuar ligjet në fuqi.

– Reciprociteti me Serbinë të mos përfshijë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit si në aspektin e dokumenteve, ashtu edhe në bizneset që kanë shqiptarët.

– Kushtëzim i çfarëdo procesi dialogues me tê drejtat politike, ekonomike e shoqërore të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

– Përfshirje e përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në secilin diskutim dhe transparencë për secilën diskutim në tryezë kombëtare e ndërkombëtare.