SHPËRNDAJE

Na ndajnë pak më shumë se dy javë deri tek mbajtja e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, e shumë më pak ditë deri në hapjen e fushatës elektorale kushtuar këtyre zgjedhjeve.

Si kanditat për kryetar të këtij institucioni i propozuar nga Alternativa për Ndryshim, që nga ky moment do t’i kisha bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që kanë të drejtë vote, sikur se gjatë ditës së zhvillimit të votimeve por edhe gjatë ecurisë së fushatës, të sillen me pjekuri të lartë dhe të tregojnë emancipim dhe edukim qytetarë në radhë të parë, e njëkohësisht edhe një kulturë të lartë demokratike.

Pa marrë parasysh orientimet programore, do të kisha dashur që kjo fushatë dhe ky nivel zgjedhjesh mos të krijojë hendeqe dhe përçarje brenda shoqërisë sonë, duke mos ndikuar aspak në relacionet tona familjare, miqësore por edhe ato kolektive.

Në radhë të parë, jam i bindur se elektorati i subjektit politik të cilit i përkas, në asnjë mënyrë nuk do të jetë nxitës i gjuhës së përçarjes brenda shoqërisë sonë, duke mos ndikuar aspak në relacionet tona familjare miqësore por edhe ato kolektive.

Poashtu, besoj fuqishëm se anëtarët dhe simpatizuesit tanë janë të shquar për sjelljet e tyre rrespektive të cilat përkojnë me paqe, tolerancë dhe dashuri. Të njejtën gjë do t’ia kisha dëshiruar edhe rivalëve tanë politikë. Kur jemi tek oponentët, bartësit e listave apo kandidatët të propozuar për kryetar, fillimisht i kisha përgëzuar për guximin e ndërmarrë për t’iu qasur kësaj gare duke qenë njëkohësisht edhe të vetëdijshëm për shkallën e përgjegjësisë që bartë ky epitet.

Sidomos, kundër kandidatët i kisha porsositur për maturi gjatë procesit ngase shumëçka varet po nga ta. Edhe pse kundërshtarët tanë politik tashmë e kanë të qartë se Alternativa e vetme shqiptare është vetëm APN, shpresoj që mos të kaplohen nga ethet e xhelozisë që mund të prodhojnë efekte negative në mbarë procesin e që do të linin pasoja të pariparueshme edhe pas mbarimit të tij. Që tek të gjithë, nga ky moment e kurdo qoftë ne bëjmë thirrje vetëm se për maturi dhe dashuri! Ne reflektojmë pozitivitet dhe të njejtën gjë do t’ua kishim dëshiruar edhe të tjerëve.

Me fat!