SHPËRNDAJE

Kanë avancuar punimet në realizimin e projekteve infrastrukturore sa i përket përmirësimit të kushteve në shkollat e komunës së Preshevës me theks të veçantë në gjimnazin Skënderbeu dhe në shkollën fillore Vuk Karagjiq. Ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore kanë filluar punimet edhe në shkollën fillore profesor Ibrahim Kelmendi në Preshevë, tha kështu në deklaratën për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Sipas të parit të Preshevës projektet e parapara për këtë vit kalendarik po realizohen me sukses. Nga ekzekutivi i pushtetit lokal në Preshevë vërejtje i janë drejtuar punëkryesve të cilët kanë neglizhuar punimet në terren me tendenca politike. Sipas Arifit kontratat me punëkryesit tani e tutje do të jenë ndryshe ku në rast të mos rrespektimit të marrëveshjeve për implementim të projekteve do të meren masa ndëshkuese. Neglizhencën e punëkryesve sipas kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi e kanë pësuar më shumti qytetarët./presheva.com