SHPËRNDAJE

Kanë filluar punimet në rregullimin e ndriçimit në hyrje daljet e Korridorit X në fshatin Çukarkë të komunës së Preshevës.

Ky projekt realizohet pas një trysnie të vazhdueshme nga Komuna e Preshevës ndaj Putevi Srbije, pasi hyrje-daljet në Korridorin X vetëm në Preshevë kanë qenë të pa ndriçuara në tërë gjatësinë e Korridorit.

Punët në realizimin e këtij projekti pritet të përfundojnë brenda një periudhe të shkurtër.

Në këtë mënyrë të gjithë pjesëmarrësve në trafik do t’u lehtësohet qarkullimi, do të rritet siguria e pergjithshme tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik në këtë zonë, ndërsa për komunën tonë në aspektin ndërkombëtar do të thotë një mundësi shtesë për të nxitur kalimtarët e rastit për të vizituar Preshevën./presheva.com/