SHPËRNDAJE

Kanë filluar punimet në rregullimin e trotuareve në rrugën “Migjeni”. Ky projekt po realizohet në kuadër të Planit investiv ka thënë kështu për portalin preshevacom përgjegjësi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani .

Realizimi i këtijë projekti po bëhet me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të sigurisë për banorët që frekuentojnë këto rrugë. Projektet të komunitet mirëpriten nga banorët sepse të mirat i prekin ata çdo ditë në përditshmërinë e tyre. Përmes këtij projekti, këmbësorëve që frekuentojnë tregun e qytetit dhe xhaminë Ebu beker El Sidik do t’u lehtësohet qarkullimi, si dhe do të shtohen kushtet e sigurisë në përgjithësi ka thënë Hasani.

Në kuadër të Planit Investiv për vitin 2019 do të realizohen edhe projekte të tjera të këtij lloji në lagjet e komunës së Preshevës./presheva.com/