SHPËRNDAJE

Kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës tek varrezat e romëve në Preshevë.

Në segmentin rrugor të rrugës Qemal Shehu dhe në kryqëzimin me rrugën e Karposhit do të krijohen kushte më të favorshme për pjesëmarrësit në trafik duke ulur edhe rrezikshmërinë për aksidente eventuale.

 

Kjo rrugë ka kohë të gjatë që ka qenë shqetësim për banorët që jetojnë në atë lokalitet por edhe për qytetarët në përgjithësi të cilët frekuentojnë rrugën në fjalë. Përgjegjësi i drejtoratit për Infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani për portalin preshevacom ka konfirmuar se pushteti lokal ka marrë përsipër t’i kryejë punët në terren sipas të njëjtit standard të varrezave të qytetit që është në realizim e sipër.

Në kuadër të bisedimeve që janë zhvilluar mes kryetarit të komunës dhe përfaqësuesve të komunitetit rom është arritur marrëveshja për zgjerimin e rrugës dhe kryqëzimit në rrugët Qemal Shehu dhe Karposhit.

Sipas marrëveshjes paraprake komuna ka marrë përipër ndërtimin e mureve rrethuese dhe kapellës për nevoja të varrezave të komunitetit rom në Preshevë./presheva.com/