SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane e ka një lajm të mirë për tifozët e skuadrës londineze.

Reprezentuesi i Anglisë, i cili po kërkohet nga Real Madrid, thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Spurs.

“Unë tashmë kam thënë që unë dua të qëndroj sepse po jetojmë një moment të shkëlqyer”, ka deklaruar Kane për tabloidi britanik, Mirror.

“Nuk mendoj se tifozët duhet të shqetësohen. Jam shumë i lumtur këtu dhe gjithashtu unë kam nënshkruaj një kontratë shumë të gjatë (deri në vitin 2022)”, ka theksuar ai.