SHPËRNDAJE

Harry Kane do ta humbasë ndeshjen e së shtunës (13:30), që skuadra e tij, Tottenham, do të luajë kundër Manchester United në “Old Trafford”. Ky është konfirmimi që vjen nga mediat në ishull, të cilat thonë se bobmeri anglez vuan ende nga dëmtimi që pësoi fundjavën e kaluar dhe nuk riaftësohet dot në kohë. Tottenham vetë ka njoftuar pamundësinë e sulmuesit, që është aktualisht “pichichi” i Premier League, duke pranuar mungesën e madhe për ndeshjen jetike kundër skuadrës së Jose Mourinho. “Harry Kane iu nënshtrua një vlerësimi dhe hulumtimi mjekësor më herët, këtë javë, dhe u konfirmua një dëmtim i vogël në këmbën e majtë”, – njoftuan “Spurs” me një “tweet” në faqen e tyre.