SHPËRNDAJE

 

Marihuana
Pjestarët e policisë nga stacioni policor në Vranjë me urdhër të gjyqit të lartë në Vranjë kanë marrë vendim për mbajtje prej 48 orësh për D.T (1988) dhe S.T (1991) nga Vranja dhe D.A (1977) dhe N.S (1970) nga komuna e Bujanocit për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për prodhim dhe vënie në qarkullim të drogës.

Policia në banesën e S.T ka gjetur 320 gram të bimës narkotike që i përngjan Marihuanës dhe peshorën për matje precize.

Dyshohet se S.T dhe D.T me ndërmjetësim të N.S dhe D.S kanë blerë drogën në komunën e Bujanocit për shitje të mëtutjeshme, njofton policia, transmeton presheva.com. /presheva.com/