SHPËRNDAJE

Pjestarët e Ministrisë së Brendshme në Bujanoc, në bashkëpunim me Administratën Doganore, kanë ndaluar një tjetër zinxhir të trafikut të drogës dhe sekuestruan rreth 4 kilogramë kanabis.

Për shkak të dyshimit se ata kanë kryer një vepër penale, prodhimin dhe tregtimin e paautorizuar të lëndëve narkotike, është arrestuar D.A. (1982) nga Gjilani dhe D.P. (1992) nga Kamenica, njofton policia, transmeton presheva.com.

Policia, ne bashkepunim me doganat, ne pikat e perbashkët kufitare në Konçul, në veturën “Mercedes” me tabela te Bujanocit, në valixhen me pronësi D.P. gjeten tre kilogram dhe 136 gram marihuanë dhe në çantën e D.A. u gjet 816 gramë të kësaj droge narkotike.

Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit u arrestuan deri në 48 orë, pas së cilës ata do të paraqiteshin në prokurori me një padi penale./presheva.com/