SHPËRNDAJE

 

Në aksionin e përbashkët të doganierëve dhe policisë kufitare, në stacionin hekurudhor të Preshevës është ndaluar tentim kontrabandimi i 200 palë xhinseve dhe 20 fanellave për femra nga Serbia, njofton drejtoria e doganave, transmeton presheva.com.

Xhinset me prodhim nga Novi Pazari ishin zbuluar nga doganierët, në pjesën e tavanit që ndan pjesën nga brendësia e trenit me hapsirën e sipërme.

Duke mos gjetur pronarin e mallit të zbuluar, këto xhinse dhe bluza janë mbajtur ndërsa është ngritur vepër penale ndaj personit të panjohur N.N. /presheva.com/

Treni-Xhinse

Treni-Xhinse-01

Treni-Xhinse-02