SHPËRNDAJE

Policia e Vranjës ka bërë të ditur se në rrethinën e Vranjës në një shtëpi ka gjetur armatim, dhe se personi me inicialet J.T., i moshës 44 vjeç, është arrestuar me dyshimin se ka kryer veprën penale të Prodhimit, mbajtjes, dhe tregëtimit të armëve dhe eksplozivëve. Policia sot në shtëpinë e të dyshuarit gjeti katër pistoleta, dy armë gjuetie, një sasi të madhe municionesh për armë të ndryshme, fitilin për eksploziv, një kapsolë për detonator elektrik dhe përbërës për ndreqjen e municionit. Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, të dyshuarit iu është shqiptuar mbajtja prej  48 orë dhe, me më pas në bazë të veprës kallzimit penal, do të paraqiten në prokurori./presheva.com/