SHPËRNDAJE

Hajdut

Policia në Bujanoc, me urdhër të zëvendës prokurorit në gjykatën themelore të Vranjës ka marrë vendim për paraburgim prej 48 orë për S.F (1991) nga komuna e Bujanocit, për shkak të dyshimit se ka kryer dy vepra penale për vjedhje të rëndë dhe grabitje.

Policia ka njohtuar, transmeton presheva.com, dyshohet se S.F, ka thyer kazinon në Bujanoc ku ka marrë një telefon celular, televizor, dy monitorë dhe një kompjuterë si dhe ka thyer barnatoren bujqësore ku ka marrë rreth 45.000 dinarë.

Gjithashtu dyshohet se S.F së bashku me një person tjetër ka thyer shtëpi, duke sulmuar fizikisht, ka shkaktuar lëndime të lehta dhe nën kërcënime me thikë i ka marrë unazën e arit një gruaje që e ka pasë në gisht, 8000 dinarë dhe dy telefona celularë. /presheva.com/