SHPËRNDAJE

Një mashkull me inicialet A.M. i lindur ne vitin (1994) nga komuna e Preshevës është arrestuar për shkak se me furgonin e tijë transportonte gjithsej 46 migrantë pa dokumentet e nevojshme të udhëtimit, kanë bërë të ditur nga policia.

“Pjestarët e policisë kufitare në territorin e Preshevës kanë ndaluar një furgon në të cilin kanë gjetur 33 shtetas pakistanezë, shtatë iranianë dhe nga tre shtetas të Eritreasa dhe Afganistanit, pa dokumentet e nevojshme të udhëtimit,” ka bërë të ditur policia.

Furgonin të cilin e drejtonte A. M, i kishte tabelat e regjistrimit të një automjeti tjetër. Ai ishte përpiqur të ikte por policia e kishte arritur dhe arrestuar. A.M është arrestuar për dyshimin se ai kreu veprat penale të kalimit ilegal të kufirit shtetëror, kontrabandës me njerëz dhe raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve”.

Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Zyrës së Lartë të Prokurorisë Publike në Vranjë, të dyshuarit i është urdhëruar ndalimi deri në 48 orë, pas së cilës ai u soll në prokurori në bazë të kallëzimit penal. Gjykatësi paraprak i Gjykatës së Lartë në Vranje i urdhëroi atij paraburgim deri në 30 ditë./presheva.com/