SHPËRNDAJE

Doganierët dhe policët në vendkalimin e Preshevës kanë konfiskuar cigare që një shtetas maqedon ka tentuar të hyjë në Serbi, njofton dogana, transmeton presheva.com.

Gjatë kontrollimit të detajuar në kabinën e kamionit, në kasetat për gjëra personale të shoferit janë gjetur 100 kutija cigare të llojit “Lucky Strike” dhe “Rodeo” me akciza maqedone.

Shoferi 26 vjeçar i kamionit kishte deklaruar tek doganierët se asgjë ska për të deklaruar. Cigaret e gjetura kanë mbajtur përkohsisht deri sa të kryehet procesi gjyqësorë, thuhet në njoftim. /presheva.com/