SHPËRNDAJE

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Istref Tahirukaj, 49 vjeç nga Deçani i Kosovës, gjatë përpunimit të dokumentacionit në Morinë rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze.

“Gjykata e Borgating Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03, më datë 12.12.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës”, bën të ditur policia e Kukësit.