SHPËRNDAJE

Prokuroria Themelore Departamenti për krime të rënda në Gjilan dhe sektori për drogë pranë PK, kanë arritur një sukses të madh në luftën kundër trafikimit me lande narkotikë në Kosovë.
Gjatë një pune operative, me shumë sukses kanë arritur të përcjellin për një kohë të gjatë, dhe të zbulojnë rrugën e trafikimit të kësaj lënde narkotikë – drogë, duke konfiskuar 230 paketime substancë narkotike, me sasi 240 kg, me qëllim transportimi nga Kosova, përmes Serbisë në shtetet sigurisht të treta, për çka në piken doganore në Dheu i Bardhë, pikë kufitare, është zbuluar dhe në këtë rast janë arrestuar si të dyshuar tre të dyshuar, ndaj të cilëve është bërë kërkesë për paraburgim, krejt me qëllim hetimi të mëtejmë të këtij rasti.

Kjo sasi e konfiskuar droge, është sasi ndër më të mëdhatë në Kosovë, prandaj llogaritet një sukses i veçantë për Institutin e Prokurorisë dhe policisë së Kosovës. Në interesimin e rajonipres, kryeprokurori i kësaj prokurorie në Gjilan, Jetish Maloku vërtetoi rastin në fjalë, pa dashur të jep diçka ma konkrete dhe t`i zbuloj emrat e të dyshuarve, për hir të hetimit që është në vazhdim e sipër.

Edhe, prokurori i rastit Agron Uka, i ngarkuar me rastin në hetim, gjithashtu nuk pranoi të jep hollësi tjera për rastin, përveç se tha se rasti është ende në hetim e sipër. As policia e Kosovës – sektori për narkotik, nuk pranoi të thotë diçka përtej asaj çfarë deklaruan kryeprokurori dhe prokurori i rastit./rajonipress/