SHPËRNDAJE
Policia kufitare tek “Dheu i Bardhë” kanë arritur ta arrestoj të dyshuarin mashkull shqiptar pasi që njësiti policor pas një informate ka ndaluar të njëjtin në dalje nga Republika e Kosovës. Gjatë kontrollit në automjetin e tij është vërejtur se me të njëjtin ishte duke transportuar katër viktima meshkuj shqiptar të cilët destinimin e kishin Serbinë e më pas në njërin prej Shteteve të BE-së ka njoftuar policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Arrest

Tek “Dheu i Bardhë” gjithashtu raportohet se i dyshuari mashkull shqiptar Shtetas i Serbisë ka tentuar që në mënyrë të paautorizuar ta kalojë kufirin Shtetëror Serbi –Kosovë.

Me urdhër të prokurorit traktori me të cilin ishte duke lëvizur i dyshuari është konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedure të rregullt.