SHPËRNDAJE

Sipas institucioneve italiane të sigurisë Shqipëria është ndër vendet eksportuese më të mëdha të kanabisit.

Policia italiane gjatë një aksioni ka arrestuar një shtetas shqiptar, të cilit i janë gjetur 830 kilogram lëndë narkotike.

Aksioni për arrestimin ka ndodhur pas një thirrje anonime. Në momentin e arrestimit i dyshuari L.O. (35) ka qenë në automobil para garazhit të tij. Gjatë kontrolli policia ka gjetur një pistoletë lodër, ndërsa në garazh ka gjetur 564 kg marihuanë dhe 266 kg hashash.

Droga sipas policisë italiane është me origjinë nga Shqipëria.

Sipas institucioneve italiane të sigurisë Shqipëria është ndër vendet eksportuese më të mëdha të kanabisit.