SHPËRNDAJE

Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ia kishte shitur viktimës mashkull shqiptar një pasaportë të Republikës së Serbisë në vlerë prej 1500 €, me qëllim të migrimit në shtetet e BE-së njoftoj policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton, Rajonipress. Raste të tilla kohëve të fundit janë shpeshtuar dhe një nuëmr i madh i shtetasve të Kosovës janë duke kërkuar dokumente të Sërbisë për të udhëtuar pa viza në vendet Europiane. BujanociNet ka arritur të mësojë nga burimet e sigurta se, organet e punëve të brendshme të Sërbisë në mënyrë legale po lëshojnë dokumente për qytetarët e Kosovës, vetëm se kosto e atyre dokumenteve arrinë deri në 1000 € për një pasaportë. /presheva.com/