SHPËRNDAJE

Fshati Karaçevë e poshtme që shtrihet përgjat vijës kufitare mes Kosovës dhe Sërbisë, gjegjësisht komunave të Bujanocit dhe Kamenicës, për kuriozitet disa shtëpive vija kufitarë ua ndanë edhe kopshtin, edhe më tej mbetet një “hall” i madh i banorëve të cilët vetën e konsiderojnë si banorë të paisur me dokumente të Kosovës por që, si duket jetojnë në tok të Sërbisë. Jo rastësisht xhandarmëria serbe është para të kalojë nëpër fshat, në pjesën që e konsiderojnë brenda kufirit të Sërbisë, dhe askush nuk ka mundur ti ndalojë, as policia e Kosovës dhe as KFOR-i edhe pse që të dy janë në dijeni për patrullimin e xhandarmërisë në një pjesë të fshatit.

Banorët thonë se, ata nuk njohin shtet tjetër veç Kosovës, edhe përkundër faktit se ka disa prej tyre që janë të paisur edhe me dokumente të Sërbisë, por çka po ndodhë kur forcat serbe po kalojnë përmes një pjese të fshatit. Edhe pse tashmë janë adaptuar me uniformat që Kosova jo largë kohë kishte luftuar, prapë reagimet nuk kanë munguar në këtë drejtim.

“Sa herë që xhandamëria patrullon mediat kosovare bëjnë bujë të amdhe me kryetituj se kush i pari do ta publikonë lajmin, por të nesërmen vazhdon heshtja dhe ne mbetemi prap në makthin tonë, se kur do të kthehen xhandart dhe të kalojnë pranë shtëpive” thotë një banor i Karaçevës i cili ka dokument identifikimi të Kosovës, por sipas tij ka prej atyre që kanë edhe të Sërbisë sepse askush nuk ua mohon një të drejtë të tillë, por që xhandarmëria i kalon përskaj shtëpisë.

Jo se ata na ndalojnë apo na thonë diçka, thotë ai, por është e padrejtë që ne thirremi se jemi shtetas të R.Kosovës kurse policia jonë nuk guxonë të paraqitet në këtë pjesë të lagjes, nga ana tjetër xhandarmëria serbe pa kurfar problemi kalon përskaj shtëpive tona. Çdo kush që të paktën një herë ka shkuar në Karaçevë të poshtme, në mes të fshatit ka mundur ta vërejnë një rrugë “bypass” në të cilën patrullon policia e Kosovës dhe KFOR-i, rrug e cila e lidh pjesën tjetër të Karaçevës së poshtme me Kosovën, aty ku xhandarmëria serbe nuk afrohet, kjo mbase është një dëshmi e cila tregon se pjesa në të cilën kalojnë forcat serbe të papenguara është zonë brenda kufirit të Sërbisë.

“Tash kur jemi në fund të bisedimeve dhe zgjidhjes së çështjes të kufijve me Sërbinë, më në fund do të zgjidhet edhe ky problem, dhe më nuk do ti shohim xhandarmërinë serbe duke na kaluar përskaj shtëpive, sepse kjo pjesë që nga pas lufta asnjëherë nuk ka qenë një zonë e sigurt për ne”, kështu thonë banorët e Karaçevës të cilët shpresojnë se bashkimi i Luginës me Kosovën përfundimisht do ti çlirojë nga makthi shumëvjeçarë edhe lagjen e Karaqevës së poshtme të komunës së Kamenicës. Si do që të jetë, jeta mes dy shteteve vazhdon në Karaçevën e poshtme, banorët edhe në këtë vendbanim luftojnë për ekzistencën ekonomike sikurse edhe në trojet tjera të rajonit./presheva.com/