SHPËRNDAJE

Klubi i Karatesë “Presheva Lions” nga Presheva do të merr pjesë në Turneun Europian në Austrian Karate ChampionsCup 2014.

Në deklaratë për presheva.com, trajneri i klubit Rijad Ajeti ka thënë se me stërivtjet kanë arritur maksimumin që në kampionatin e Austrisë të kthehen me një medalje, si dhe ka kërkuar nga organet e komunës që të ndihmojë realizimin e këtij turneu.

“Jemi duke bërë maksimuin për arritur medalje ne Austri, nga, ana tjetër për tu realizuar kjo ëndërr e jona, pres nga Komuna e Preshevës që të na ndimojë rreth shpenzimeve, pasi djemt tanë janë ata te cilët, do përfaqesojn Luginën në Arenën Europiane në Austri” ka thënë instruktori Ajeti, i cili posedon Dan 3.

Ai i ka faleminderuar të gjithë ata që deri më sot kanë mbështetur në menyrë shpirtrore dhe materiale.

Ekipi në Austri do të marrë pjesë me 4 garues në Lufta Individuale:

1.ARGJEND ESATI Kumite Individual Male Cadets -52 kg
2. EGZON AJDINI Kumite Individual Male Cadets – 57 kg
3.ARIANIT KEKA Kumite Individual Male Cadets -52 kg
4.HAMDI HALIMI Kumite Individual Male U 21 -68 kg