SHPËRNDAJE

Kastro Zizo ka kohë që i ka munguar showbizit shqipëtar, por ai është i njohur si një personazh që nuk kursehet për të dhënë mendimet në intervista dhe në publikimet në rrjetet sociale.
Mbrëmë në emisionin Top Show Magazin,Kastro ka rrëfyer diçka që ndoshta nuk e keni ditur më parë, ai është shprehur se nuk ka rënë asnjëherë në dashuri.

“Kam përshtypjen se dashuria është fukarenjve, jo në sensin material por në sensin dashuror, njerëzit që dashurohen për mua nuk dua ti quaj injorantë, por njeri nuk duhet të dashuroj më dhe të jeni të sigurt që për 50 vjet dashuria nuk do të ekzistojë më. Personalisht nuk kam rënë asnjëherë në dashuri, edhe kur kam bërë dy fëmijët kanë qenë moment impulsive”, ka thënë ai pa u kursyer aspak.

Ai pritet të rikthehet me projekte të reja gjatë këtij viti për hatër të fansave të tij besnik.